Rrëfen pronari i grabitur: Faleminderit grabitësit e mi që nuk më vratë

Shqipëria

Rrëfen pronari i grabitur: Faleminderit grabitësit e mi që nuk më vratë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:29
Qemal Shabani

“Faleminderit grabitësit e mi që patët dorën e mbarë dhe nuk më vratë”. Ky është urimi i dhimbshëm i të moshuarit Qemal Shabani 70 vjeç pronarit i cili ra viktimë i një vjedhje të dhunshme mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

I moshuari ndodhen nën kujdesin e mjekëve në këtë qytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Mund të ishte ora 9.30  e mbrëmjës. Sapo kisha rënë në gjumë. Pas 10 minutash troket dera. “Hape, jemi policia”- më thanë. Unë u tremba, hapa derën dhe ata më drejtuan armën. Më thanë mos lëviz ndryshe të vramë. Ishin katër vetë të veshur me uniforma policie me maska dhe me armë.  Unë tentova të kap armën e gjahut që kam me leje. Por më paralizuan. Kapa një vazo që ishte aty pranë dhe qëllova njërin në kokë. Por ai mu kundërpërgjgj duke më qëlluar me qytën e pistoletës në kokë. Nuk mundesha më. Tre më mbanin mua dhe i katërti mori kasafortën. Pastaj ikën.

Para se të hynin në banesë ata kishin shtrirë rojën përmbys dhe kishin shkallmuar derën kryesore.

Pasi morën kasafortën u zhdukën. Kisha edhe dokumenta të vajzës që kam në itali, dokumentat e shtëpisë, kisha zinxhir dhe unaza floriri. Më morën rreth 3.3 milion lekë dhe 1500 Euro”.

Pas grabitjes është njoftuar policia ndërsa i moshuari është dërguar për në spital.

Pak orë pas kësaj ngjarje të tmerrshme të jetës së tij, 70 vjeçari uron: Ju falënderoj grabitësit e mij që nuk më vratë. Kishit dorën e mbarë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat