Gjeneral Demiraj: Furnizimi me 13 lloje snajperash i policisë RENEA, lajm i mirë

Shqipëria

Gjeneral Demiraj: Furnizimi me 13 lloje snajperash i policisë RENEA, lajm i mirë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 07:19
Prezantimi i armëve të reja

Ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione ne Afganistan, disa libra te shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në Amerikë, është ndjerë i lumtur pas furnizimit me armatim modern të njesive speciale shqiptare, duke thënë se ky armatim i ka munguar ushtrisë shqiptare për shumë vite./BS

Ja statusi i tij i plotë

Te nderuar miq!

Me ne fund dhe njesia elite e policise RENEA pas shume vitesh modernizohet si njesite e saj simotra ne Europe. 
Pajisje speciale, armatim bashkekohor i provuar ne vite dhe terrene nga shume njesi elite ne bote, veshmbathje te nivelit me te larte te njejta me ato te njesise speciale te ushtrise BOS-it jane tashme pjese e arsenalit te saj. 
Sukses dhe mbaresi Renea-s ne misionet e ardhshme. Respekt te gjithe atyre qe ua mundesuan keto pajisje, kushdo qofte ai, ministri apo drejtori pergjithshem. Me ne fund moret ato qe duhet ti kishit ndofta dy dekada me pare.

Image

Nga ana tjeter, qe nga dita e pare qe ka vizitur BOS-in mimi kodheli (shih fotot date 16 tetor 2013) ne forcat speciale te ushtrise eshte prezantuar me pajisjet me moderne luftarake, armatime, municion, dylbi nate, pajisje zhytje, skafe, pajisje moderne te ndihmes se shpejte, pajisje inteligjence, komunikimit, zbulimit, alpinizmit, eksplozivave, 13 lloje snajperash, veshmbathje standarte te FS te NATOs, etj.
Qe nga ajo dite ne kete njesi elite Kombetare (tashme e certifikuar ne 8 misione ne lufte nga amerikanet) nuk eshte futur asnje pajisje speciale, perkundrazi ajo ka hequr misionet luftarake, si pasoje ulur ndjeshem stervitjen, gadishmeria luftarake eshte me e dobet e se kurre, eshte prishur struktura organike, hequr financa dhe mbeshtetja logjistike krejtesisht, nderruar misioni (pastrim plehrash dhe lyerje bordurash) dhe pothuajse gjithe efektivi me i mire ka lene punen duke e cuar kompletimin luftarak pergjysem. 

Lexo edhe këtë

Forcat Speciale Shqiptare furnizohen me armatime dhe pajisje të reja

Ky eshte suksesi i "rilindjes" mimit & Co ne crreformat e sigurise dhe te mbrojtjes. Ky eshte lidershipi me i dobet ne 104 vitet e fundit dhe prandaj cdo person ne ushtri e urren deri ne ifinit "ekonomisten" e tyre.

Bashkohem me Gjeneral Piro Ahmetaj per pergatitjen dhe prezantimin e nje Projekti me serioz te bere ndonjehere ne bashkepunim dhe me aleatet, per Ceshtjet e Sigurise dhe te Mbrojtjes per 8 vitet e ardhshme. 
Ky projekt do te fuse me ne fund FA shqiptare ne "shinat" e sigurise per te pergatitur pse jo nje Komande te "frikshme" te Forcave Speciale mbareshqiptare dhe jo vetem, per tu perballur me terrorizmin nderkombetar, kercenimet asimetrike dhe te luftes se Gjenerates se IVrt. DD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat