Ministri Saimir Tahiri: Shqipëria që duam, nuk është me armë

Shqipëria

Ministri Saimir Tahiri: Shqipëria që duam, nuk është me armë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 14:31
Ministri Saimir Tahiri

Teksa ndoqi nga afër dorëzimin vullnetar të armëve në Elbasan, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se Shqipëria që duam nuk është me armë.

Ministri Tahiri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dorëzojnë armët, pasi ato sjellin keq dhe nuk i duhen njeriu.

“Shembulli i zotërinjve që dorëzuan armët sot, duhet t’ju vlejë të gjithëve.Edhe nga këtu t’i japim një mesazh të gjithë shqiptarëve, armët sjellin vetëm keq, nuk i duhen njeriu, mbi të gjitha për ata të rinj që janë aty prapa. Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinjë, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj, t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë. Shqipëria me më shumë siguri është pa armë. Shqipëria me një ekonomi më të shëndoshë është pa armë. Shqipëria juaj, e të rinjve duhet të jetë pa armë. Ndaj hajde të punojmë të gjithë bashkë për të bërë Shqipërinë që duam” -tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat