Kush është ish-ushtaraku Neim Avdulaj, i përfshirë në grabitjen e 2.7 milion eurove në Rinas?

Shqipëria

Kush është ish-ushtaraku Neim Avdulaj, i përfshirë në grabitjen e 2.7 milion eurove në Rinas?

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:13
Neim Avdulaj

Neim Avdulaj, 28 vjeç, është një prej autorëve të arrestuar sot nga Policia e Shtetit për grabitjen e 2.7 milion eurove në Rinas.

Avdulaj ka lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit ka rënë në pranga ditën e sotme si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e miliona eurove pesë ditë më parë në Qafë Kashar.

Policia nuk ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të grabitjes, që konsiderohen dhe si kryesorët.

Të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë. Dy nga autorët e grabitjes janë ish-komando që kanë kryer mision në Afganistan.

Të arrestuarve u është gjetur edhe një pjesë e parave të grabitura.

Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Grupi hetimor po vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat