Berisha: Braçes i thashë “kuç”, protesta e PD-së më e madhja pas asaj të 1991

Shqipëria

Berisha: Braçes i thashë “kuç”, protesta e PD-së më e madhja pas asaj të 1991

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:02
Sali Berisha

Duke folur jashtë seancës plenare në lidhje me konfliktin Noka – Braçe, Ish kryeministri Sali Berisha tha se veprimi i Nokës ishte i imponuar, ndërsa ka marrë në mbrojtje edhe deputetin Ben Blushi duke quajtur ministrin Klosi ‘rrugaç ordiner’.

Ai u shpreh se më 18 shkurt protesta do të jetë një uragan, një lëvizje misionare për t'u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin.

"Rama po fshihet, por do të japë llogari shqiptarëve. Kjo qeveri është e pashpresë, sheshi më 18 shkurt do të jetë uragan. Misioni i protestës është historik, nxjerrja e Shqipërisë nga megakorrupsioni", është shprehur Berisha.

Do të jetë fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i banditokracisë. Do të jetë një lëvizje popullore, të cilën Shqipëria nuk e ka njohur që nga 20 shkurti i vitit ‘91. Do të jetë një lëvizje misionare në të cilën shqiptarët do të çmontojnë një nga një regjimin e kryebanditit Edi Rama, banditëve të tij në qeveri, vrasësve dhe trafikantëve të tij në parlament. Do të jetë një lëvizje që do i kthejë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek vetja dhe e ardhmja. Pikërisht në këtë kulm denoncimesh, veta ja mbath i tmerruar dhe gjen rastin që të mos ndodhet as nesër në zyrë. Por i them që kudo që të jetë, kudo që të shkojë ai do të japë llogari para shqiptarëve për çdo të zezë që ju ka bërë këto 4 vite.

Të shkojë po të dojë edhe në Australi se edhe atje do japë llogari. këto thirrje i bëj nga parlamenti sepse parlamenti është sheshi, është arena ku deputetët shprehin interesat e zgjedhësve shqiptarë pavarësisht se janë demokratë, socialistë apo parti. Këta po prishin seancën, por është në të zezë të tyren. nuk ka shqiptar që ta kuptojë pse po prishet seanca. Ju ishit aty, kur po fliste Ben Blushi dhe Blendi Klosi nuk la gjë pa thënë si rrugaç ordiner.  Flisja unë, 2 çakej.

Fyese është sepse kur flasin ata në asnjë mënyrë nuk u ndërhyj, çfarë do që flasin, çfarë do që shprehin. ka një rregull të vjetër.

Sjellja e zotit Noka ishte një imponim sepse ai nuk la gjë pa sharë nga vendi. Kush? Erioni. Dhe unë çfarë i thashë, gores i thuhet kuç. Po ti çke që flet. Ti ke të drejtë të marrësh fjalën, e fol sa të duash. Janë të tmerruar. Një fytyrë i vjen dhe një i ikën. E keni vënë re se si shkojnë nga unë. Kanë frikë se i përmend emrin. Më thoni u mua, kudo i gjen një bandë. A nuk është mision të nxjerrësh Shqipërinë nga kanabistani. Protesta dhe lëvizja nisin sot dhe vazhdojnë, Nuk është një protestë strikte partiake, por lëvizje. T’ju lexoj sms, po shpërndahen paratë e bankave, 100 euro në Laprakë, 50 euro në një vend tjetër. I ka sms këtu. janë të pashpresë. Misioni i protestës është historik, së pari në nxjerrjen e Shqipërisë nga kanabistani dhe megakorrupsioni i madh. Qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë në vullnetin e tyre. Ky do jetë misioni. Është fillimi i madh. Ne jemi forca demokratike dhe jam i sigurt që nga themelimi dhe deri sot opozita do ta realizojë madhërishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat