Blushi: Libra po bllokohet të hyjë në zgjedhje

Shqipëria

Blushi: Libra po bllokohet të hyjë në zgjedhje

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:23
Themeluesi i Libra-s, Ben Blushi

Themeluesi i Libra-s, Ben Blushi duke folur në foltoren e Parlamentit, tha se Rilindja po përpiqet të bllokojë Libra-n të hyjë në zgjedhje.

“Libra u regjistrua duke zbatuar Kodin Zgjedhor, i cili parashikon se duhet një deputet dhe 20 mijë firma gjashtë muaj para zgjedhjeve. Por Denar Biba, kryetari i tenderëve dhe prokurimeve të Rilindjes vendosi të ndryshojë Kodin Zgjedhor duke ndryshuar afatin nga 18 qershor në 28 prill. Ky vendim i Bibës është për të djegur një parti të caktuar: Libra-n. Pra sipas Bibës ne jemi deputet deri më 28 prill (koha kur kanë dalë listat) dhe jo deri në 9 shtator siç e parashikon ligji. Është e njëjta gjë siç ndodhi me zgjedhjet në PS, kur u ndryshua statusi për të më përjashtuar mua nga zgjedhjet për kryetar. U bëj thirrje ta tërheqin këtë shkresë”, deklaroi Ben Blushi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat