Berisha zbulon takimin që 'i ndryshoi' ditën

Shqipëria

Berisha zbulon takimin që 'i ndryshoi' ditën

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:08
Sali Berisha me kryetaret e forumeve të grave në Shqipëri

Pas gjithë tensioneve në seancën plenare, pasditja ka qenë krejt ndryshe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai është takuar me kryetaret e forumeve të grave në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni si dhe me deputete shqiptare. Ky takim vjen pas konferencës rajonale të mbajtur në Tiranë, ku është rënë dakord krijimi i forumit të grave në trevat shqiptare.

Në një takim shumë të përzemërt me kryetaren e Forumit të Gruas së LDK, zonjën Lirije Kajtazi, kryetaren e Komunës së Gjakovës, zonjën Mimoza Kusari Lila, me deputeten e LDK-së zonjën Melihate Termkolli, me përfaqësuesen e Lidhjes së Grave Ulqin, zonjën Zylfie Duraku, me deputetet e BDI Maqedoni zonjën Shpresa Hadri dhe Mirsad Emini si dhe kryetaren e LDGSH zonjën Albana Vokshi. 

I përshëndeta përzemërsisht zonjat, të cilat sapo kishin përfunduar konferencën rajonale që u zhvillua në Tiranë e cila konkludoi me firmosjen e një deklarate te përbashkët dhe vendosi per krijimin e një rrjeti të forumit të grave në trevat shqiptare. Forumet ndërshqiptare janë shumë pozitive dhe të mirëpritura. Ndonëse ekziston një lloj frike nga bashkimi ndërshqiptar dhe kjo është reminishencë e albanofobisë, theksova se ndasitë duhet të kapërcehen dhe se ne duhet të bëjmë gjithçka që të shkojmë në atë shkallë të njësimit sa që vetëm kufinjtë të mbeten të parëndësishëm, sigurisht duke ruajtur ligjin ndërkombëtar i cili nuk mund të cënohet. Interesi kombëtar aktual kërkon që ne të njësojmë gjithçka përveç kufinjve. Keta te fundit mund te ndryshojne me nje ujdi te gjere rajonale dhe nderkombetare. Cdo komb ka nevojë për rol më madhor të grave në shoqëri. Theksova se në Shqipëri, në situatën aktuale ku krimi dhe kriminelët kanë marrë revanshin, ne kemi dy herë më shumë nevojë për gratë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri e ka kthyer vendin në një banidistan, ligjin e bëjnë bandat dhe kriminelët dhe situata në të cilën ndodhet vendi është shumë e vështirë. Ndaj dhe theksova se një nga mënyrat më efikase për të luftuar krimin transnacional është t’u japim grave hapësirë dhe pushtet sa më të madh. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat