Raporti - Mësues për sindromen down, Nikolla: Kemi mungesë stafi!

Shqipëria

Raporti - Mësues për sindromen down, Nikolla: Kemi mungesë stafi!

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:14
Debati për arsimin e femijeve me nevoja të veqanta

Vetëm 7% e fëmijëve me sindromën down që ndjekin sistemin arsimor kanë mësues mbështetës. Në prezantimin e parë të raportit për nxënësit me sindromën down në sistemin arsimor, Ministrja Nikolla pranoi mungesat e mësuesve mbështetës, ndërsa tha se po punohet për trajnimin e mësuesve të rinj.

Sistemi arsimor nuk ka ende gati mjaftueshëm staf edukativ si mësues mbështetës për fëmijët me sindromën down.

Gjatë prezantimit të raportit të parë kombëtar për nxënësit me sindromën down në arsim, Ministrja Lindita Nikolla tha se po bëhen përgatitjet e mësuesve mbështetës, ndërsa konfirmoi mungesat aktuale.

Nikolla: Ne kemi ambicien e madhe që deri në vitin 2020 të mundësojmë që të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe të jenë pjesë e sistemit arsimor dhe këtu nuk kam parasysh vetëm shkollën, por edhe arsimin parashkollor. Sepse fokusi në arsimin e  hershëm do të jetë një instrument i ri i rëndësishëm që këta të kapin shumë më shpejt hendekun dhe të jenë shumë më të përgatitur në momentin që vinë në shkollë.

Përfaqësuesja e Fondacionit Down Sindrome Albania, Emanuela Zaimi, ngriti shqetësimin e numrit të madh të fëmijëve me këtë sindromë të cilët janë lënë jashtë sistemit të arsimit.

Zaimi: Derisa të jenë plotësuar të gjitha kushtet e duhura kërkoj nga ju të dashur mësues vetëm diçka: Të besoni në potencialin e fëmijëve tanë për të nxënë dhe për tu edukuar, për një jetë sa më gjithëpërfshirëse që nis sot dhe ka një rol shumë të rëndësishëm për nesër, për tu bërë sa më aktivë.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport aktualisht për vitin akademik 2016-2017 në sistemin arsimor janë 3252 fëmijë, ndërsa vetëm 223 e tyre kanë mësues mbështetës.

Po ashtu rezulton që 121 individë me sindromën down në moshë shkollore janë jashtë sistemit arsimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat