Ky qytet në Shqipëri mbulohet nga dëbora

Shqipëria

Ky qytet në Shqipëri mbulohet nga dëbora

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:11
Fshati Bushtric i Kukësit

Në Kukës është rikthyer sërish dëbora. Fshati Bushtric i Kukësit është zgjuar i mbuluar nga reshjet e dëborës.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë gjatë ditës, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese në të gjithë vendin.

Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet edhe pjesa e dytë e ditës ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore. Në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 2-3 gradë të tyre.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat