E tmerrshme ajo që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, banorët lajmërojnë menjëherë policinë

Shqipëria

E tmerrshme ajo që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, banorët lajmërojnë menjëherë policinë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:14
Qeni duke u djegur

Mëngjesin e sotëm banorët e Valias të Ri në afërsi të Kamzës janë tronditur kur kanë parë se një qen po digjej, pasi telat e korrentit kishin rënë mbi trupin e tij.

Menjëherë banorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa janë ende në pritje të elektricistëve.

"Qeni po piqet, jemi zgjuar në orën 7 dhe e kemi parë. Tani erdhi policia dhe po presim elektricistët për të ardhur. U bë një orë që i kemi lajmëruar dhe akoma nuk kanë ardhur", është shprehur një nga banorët.

Ndërsa pas kësaj ngjarjeje, OSHEE duhet të mendojë seriozisht për lidhjet në këto zona dhe telat të lëna në rrugë që nesër mund t'i marrin jetën kujdo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat