Të tjerë deputetë pa mandat?! Llalla: Shumë denoncime..asnjë emër!

Shqipëria

Të tjerë deputetë pa mandat?! Llalla: Shumë denoncime..asnjë emër!

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla

Ka zgjedhur të flasë pa emra, por është shprehur se një numër i madh denoncimesh janë bërë nga vetë qytetarët për deputetët dhe zyrtarët e tjerë që mund të jenë të inkriminuar.

Nga qyteti i Fierit ku mori pjesë në një analizë pune të prokurorisë atje, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se ka një numër të madh denoncimesh nga qytetarët për zyrtarë që mund të jenë objekt i ligjit të dekriminalizmit.

Struktura për hetimet e tilla është ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme e deri më tani ka zbuluar disa deputetë në shkelje, ku shumicës i është hequr mandati.

“Procesi i dekriminalizimit, proces në vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendin emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publike edhe emrat”,  shpreh Llalla.

 Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, tha se dekriminalizimi është një procesi i rëndësishëm i cili duhet të vijojë me ritme të shpejta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat