Gjykata lë në burg të arrestuarin për atentatin në Shkodër

Shqipëria

Gjykata lë në burg të arrestuarin për atentatin në Shkodër

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:19
Shkëlzen Xhenja

Ka dalë para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur më masën e sigurisë i arrestuari i disa ditëve më parë për plagosjen e një gruaje në këtë qytet.

Kështu, Shkëlzen Xhenja, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë, është lënë në burg nga Gjykata si autor i dyshuar të plagosjes së shitëses 49-vjeçare.

Edhe pse ai i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen, ishte Flutura Muça, e cila ka deklaruar se ngjarja ka lidhje me denoncim që ka bërë ajo, se kunati i ka vrarë një vit më parë motrën.

Ndërsa, siç bëhet e ditur nga policia e Shkodrës, Xhenja nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu, i dënuar për vendosje tritoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat