Drejtori i arrestuar për ngacmim seksual të nxënëseve, rrëfehet i vëllai

Shqipëria

Drejtori i arrestuar për ngacmim seksual të nxënëseve, rrëfehet i vëllai

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 22:52
Shkolla

Vëllai i drejtorit të shkollës, i arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual të tri nxënëseve në shkollën 9-vjeçare në Kozare, Enver Ajazi, e cilëson të gjithë këtë ngjarje një kurth për t’i zënë vendin e punës.

Ose sipas tij ka ardhur si rezultati i problemeve që nxënëset denoncuese mund të kenë me notat në shkollë, shkruan Panorama.

Ai nuk e mbështet këtë pretendim te ndonjë i dyshuar të përveçëm, por te sjella ndër vite e vëllait të tij.

 “Jemi befasuar në momentin që jemi njohur me këtë ngjarje. Ne si familjarë nuk e besojmë këtë ngjarje të shëmtuar. Ky do të jetë ndonjë kurth, i përgatitur ndaj vëllait tonë. Ne vëllain tonë e njohim shumë mirë, ai është një njëri shumë i rregullt, gjatë gjithë kohës. Ai është prind i mirë njëkohësisht dhe një mësues shumë i mirë, i cili ka nxjerrë breza të tërë nxënësish. 

Ky është kurth që i bëhet vëllait. Unë besoj se ka kurth, ose për t’i zënë vendin e punës, ose mos nxënëset kanë probleme me notat”, tregon Ajazi, i cili në momentin e arrestimit ndodhej bashkë me të vëllanë që punon si drejtor shkolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat