Protesta në ditën e 12, Lezha i bashkohet çadrës opozitare

Shqipëria

Protesta në ditën e 12, Lezha i bashkohet çadrës opozitare

Më: 1 mars 2017 Në ora: 09:54
Protesta e opozitës

Protesta e opozitës në çadrën e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e 12. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të Lezhës, të cilët kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në "çadrën e lirisë".

Gjatë ditës së sotme, kryetari i opozitës Lulzim Basha do të zhvillojë bashkëbisedime me qytetarët.

Siç mund ta shihni nga fotot dhe video e mëposhtme, banorët nga Lezha kanë shkuar në protestë me pankarta në duar duke akuzuar Qeverinë se shteti i ka braktisur dhe vendi është kanabizuar.

Siç ka deklaruar dhe kryedemokrati Lulzim Basha, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat