Aksion i madh policie në Shqipëri, 4200 efektivë në terren. Çfarë po ndodh?

Shqipëria

Aksion i madh policie në Shqipëri, 4200 efektivë në terren. Çfarë po ndodh?

Më: 2 mars 2017 Në ora: 13:22
Pamje nga aksioni

Policia e Shtetit prej disa ditësh ka nisur një operacion të gjerë me forca të shumta policia në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Mësohet se aksioni po zhvillohet nga toka dhe ajri, ku janë rreth 4200 punonjës policie që ndodhet në terren.

Po ashtu, siç bëhet e ditur në operacion janë të përfshira strukturat e Policive Vendore e të Krimit të Organizuar.

Ndërsa, FNSH është angazhuar me helikopter për kontrollin e zonave me risk e në terren të vështirë malor.

Policitë Vendore po kontrollojnë në çdo magazinë, depo, tunele, sera e ambiente të braktisura.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Shtetit, kontrollet po bëhen në gjithë ato vende ku 10 vitet e fundit janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat