Rama: Qeveria zgjidhi “Zharrëzën”

Shqipëria

Rama: Qeveria zgjidhi “Zharrëzën”

Më: 2 mars 2017 Në ora: 14:23
Edi Rama

Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama është fokusuar në tematikat e aktualitetit shqiptar, 0071ë nga Vetting-u e deri te protesta e banorëve të Zharrëzës.

“Mbi 90 për qind e shqiptarëve duan Vetting-un dhe njëkohësisht riçeljen e rritjes ekonomike. Rritja ekonomike që ne kemi siguruar përmes reformave transformuese është e pamjaftueshme”, ka deklaruar Rama.

“Edhe ne jemi të pakënaqur, edhe ne jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për t'i hapur rrugë Vettingut dhe për të bërë të mundur pastrimin e pallatit të drejtësisë dhe pastrimin e rrugës nga një pengesë e madhe, që është një nga arsyet përse Shqipëria nuk ka bërë më shumë në këto 25 vite”, ka thënë Rama.

Ndërkohë sipas kreut të qeverisë, historia e Zharrëzës tregoi edhe njëherë se njerëzit që kanë halle kanë vetëm një aleat në këtë vend, qeverinë.

“Sepse përtej retorikave dhe shfaqjeve, që janë qëllime të ulëta, problemin e trajtoi kjo qeveri. Kjo qeveri që ndaloi injektimet e ujit teknologjik që fundvitin e shkuar, sapo u shfaq problemi. Aty nuk ka që nga fundviti i shkuar injektime”, ka thënë Rama.

Në fjalë e tij, ai ka theksuar se, ishte sërish kjo qeveri që ndërmori gjithë procesin e rivlerësimit të dëmeve dhe shumica dërrmuese e atyre që dolën në protestë ishin duke plotësuar formularët.

“Ndërkohë që disa tutorë politikë dhe aktivistë me demek, që vijnë nga skandali i korrupsionit dhe zullumeve në industrinë e naftës, morën peng atje 7 vetë dhe nuk i linin të iknin. Mua më thoshin fol me avokatin e tyre. Me kë avokat? Avokatin tutor që i mori zvarrë deri në Tiranë? Ishte një mizanskenë e ngritur mbi një hall të madh dhe me njerëz me plot të drejtë të dëshpëruar”, ka thënë Rama.

Nga ana tjetër, ka shtuar ai, nëse ka një qeveri që ka vënë nën kontroll sektorin e naftës është kjo qeveri. “Ne kemi imponuar ndaj Bankers një seri detyrimesh, duke i vënë para përgjegjësisë për një sërë aspektesh. Nga viti 2014, buxheti i shtetit merr 40 milionë dollarë më shumë”, ka shtuar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat