Katër amendamentet e propozuara nga LIBRA

Shqipëria

Katër amendamentet e propozuara nga LIBRA

Më: 3 mars 2017 Në ora: 10:11
Kreu i partisë LIBRA Ben Blushi

Kreu i partisë LIBRA Ben Blushi ka bërë me dije sot 4 amendamentet që ka propozuar partia që ai drejton.

Përmes një deklarate në “Facebook” Blushi thekson se presidenti duhet të zgjidhet nga populli, të ketë një minimum jetik 17000 lekë, dhe të ketë një tavan që i kufizon shpenzimet elektorale në afro 300 mijë lekë për deputet.

Deklarata e Blushit 

Në katër muaj LIBRA ka propozuar katër amendamente themelore:
1.President nga Populli.
2.Minimumin Jetik që garanton që asnjë shqiptar të mos paguhet më pak se 17.000 lekë.
3.Tavan për fushatat e partive që i kufizon shpenzimet elektorale në afro 300 mijë lekë për deputet.
4.Numërim elektronik që parashikon heqjen e numëruesve manualë dhe partiakë dhe zëvendësimin e tyre me 100 lexues optikë profesionalë.
Kjo është LIBRA. Inovacion i pandërprerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat