Deputetja e mazhorancës sulmon Kumbaron: Për të ardhur turp! Hapi sytë o ministre!

Shqipëria

Deputetja e mazhorancës sulmon Kumbaron: Për të ardhur turp! Hapi sytë o ministre!

Më: 5 mars 2017 Në ora: 11:08
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka hedhur akuza të forta ndaj Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro lidhur me punimet që po zhvillohen në Durrës në projektin “Veliera” dhe ku po dëmtohet një pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Përmes një statusi në Facebook, Doda e cilëson të turpshme atë që po ndodh në Durrës, ndërsa i drejtohet Kumbaros që “të hapë sytë” dhe të lërë retorikën. 

Statusi i Mesila Dodës

Ky eshte turp i papare. Mirela Kumbaro hapi syte dhe vepro se kjo eshte e turpshme, Adriatik Llalla mos me fol me per punen e perkushtuar te prokurorise, ja ku e ke vepren penale diten per diell ….

Ambasadore te nderuar… keto jane akte te shemtuara si ato te shkaterrimit te Palmires. Kjo eshte trashigimi boterore dhe asnje brez nuk mund te amnistoje kete xhahil e shkaterrim qe i behet trashigimise boterore.

Deshperim kur i sheh gjithe institucionet qe rrijne e veshtrojne nje xhahil te qytetit te vet. Durrsi meriton me shume. Ky eshte turpi ne fytyren e qytetit dhe pafuqia e gjithe njerzve normale perballe ligesise

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat