Me cilën parti do të hyjë në koalicion LIBRA? Ja përgjigja e Ben Blushit

Shqipëria

Me cilën parti do të hyjë në koalicion LIBRA? Ja përgjigja e Ben Blushit

Më: 7 mars 2017 Në ora: 22:13
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”.

Ai është pyetur se me cilën parti politike do të bëjë koalicion LIBRA për zgjedhjet e 18 qershorit. Përgjigja e Blushit ka qenë se partia që drejton nuk do të bëjë koalicion as me Ramën dhe as me Bashën.

“LIBRA do të hyjë e vetme në këto zgjedhje. Ne nuk do të bëjmë koalicion as me Ramën dhe as me Bashën. Sa i përket këtij të fundit, nuk di në ke të bësh me Lulzim Bashën apo me Sali Berishën”, tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat