Edhe OSBE kërkon zbardhje të rrahjes së gazetarit shqiptar

Shqipëria

Edhe OSBE kërkon zbardhje të rrahjes së gazetarit shqiptar

Më: 9 mars 2017 Në ora: 09:08
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovi?

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovi? dënoi sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.

Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

 “Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatovi?. Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat