Gjermania mbështet Shqipërinë: Keni mundësinë historike t’i bashkoheni BE-së

Shqipëria

Gjermania mbështet Shqipërinë: Keni mundësinë historike t’i bashkoheni BE-së

Më: 10 mars 2017 Në ora: 11:51
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Berlin, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Gjatë fjalës së tij, zyrtari i lartë gjerman shprehu vlerësimin për reformat që janë ndërmarrë në vendin tonë, teksa tha se mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.  “Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE; Plani qëndron tashmë në tavolinë. Ju falenderoj për reformat që jeni duke kryer; Ju falenderoj për angazhimin personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinj”, tha ai.

Ndër të tjera, ministri i Jashtëm gjerman vuri theksin edhe të zgjedhjet dhe ndikimi i tyre për integrimin e vendit. “Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta; Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE; Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin; Për këtë, ju jeni një garant”, tha ai.  

“Mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë; Mirënjohje për reformën themelore në drejtësi; Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat