Rama: Kosova është vendi i vetëm në Evropë pa liberalizim vizash

Shqipëria

Rama: Kosova është vendi i vetëm në Evropë pa liberalizim vizash

Më: 11 mars 2017 Në ora: 11:48
Kryeministri Edi Rama në Berlin

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Gjermani, duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert”, ka thënë se Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave.

Ai tha se nuk mund të jesh pjesë e Bashkimit Evropian nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin e të bashkëpunosh me të. Sipas tij, BE e ka fuqinë për të mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet. 

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”, tha Rama.

Ndryshe, kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbë perspektivën evropiane, pasi Evropa, siç u shpreh ai, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Në këtë drejtim ai ka nënvizuar rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe një drejtësi funksionale.     

“Njerëzit tanë e dinë se nuk mund të jemi anëtarë krenarë të Bashkimit Evropian nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon. Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pa ndëshkueshmëria”, u shpreh Rama. 

Rama pyet Berlinin për Kosovën: Pse me pasaporta jugosllave lejohej lëvizja e lirë e tani jo?

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Berlin ku ka marrë pjesë në një forum ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Ramës me të drejtë dialogu mes dy vendeve duhet të vijojë. Por për Kryeministrin nuk përbën sens fakti se ende nuk u është miratuar liberalizimi i vizave shtetasve të Kosovës.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!” u shpreh Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat