"Dikur thyente kockat e të burgosurve të diktaturës, sot Ministër i Brendshëm"

Shqipëria

"Dikur thyente kockat e të burgosurve të diktaturës, sot Ministër i Brendshëm"

Më: 13 mars 2017 Në ora: 17:26
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook, denoncimin e një qytetari, ndaj Ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Berishës, Ministri i sapozgjedhur, jo vetëm që nuk ka qenë jurist në kohën e komunizmit, pork a qenë xhelat që thyente kockat e të burgosurve.

Statusi i plotë:

Qytetari dixhital informon:

Farmir Xhafa ne vitet 80 nuk ka qene jurist por, xhelat hetues i sigurimit te shtetit ne degen e puneve te brendshme te Krujes ku thyente kocka te kundershtarve politik te diktatorit Hoxha! sb

" I dashur Doktor! Mos harro! Fatmir Xhafa nuk ka qene Jurist ne vitet 80  Por ka qene hetues i Deges se Brendshme te Rrethit Kruje dhe Antar i KQ te Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise! Si hetues ne seksionin e krimeve politike pra te sigurimit te shtetit ai ishte nje xhelat nga me te zellshmit qe thyente kocka ne qelite e burgjeve te armiqeve te partise dhe shokut Enver!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat