Shtyhet afati i amnistisë për armët

Shqipëria

Shtyhet afati i amnistisë për armët

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:23
Saimir Tahiri, në një tryezë për procesin e dorëzimit të armëve

Amnistia për dorëzimin vullnetar të armëve do të shtyhet deri në fund të vitit. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm në detyrë Saimir Tahiri, në një tryezë për procesin e dorëzimit të armëve.

 

Në janar policia shqiptare nisi fushatën për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje për ti shpëtuar përgjegjësisë penale, afati i të cilës ishte deri më 30 prill.

Në këtë kuadër z. Tahiri përkujtoi edhe tragjedinë e Gërdecit, në 15 mars të 9 viteve më parë.

“Sot është një ndër ditët më alarmante që na kujton ne padrejtësinë e madhe në gjykata. 9 vite më parë humbën jetën 26 qytetarë, mes tyre fëmijë. Kërkoj ndjesë personale për gjithçka nuk bëmë dot ndaj atyre që shkaktuan tragjedinë”, deklaroi Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat