FSHF inauguron fushën e të verbërve

Shqipëria

FSHF inauguron fushën e të verbërve

Më: 19 mars 2017 Në ora: 16:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi një tjetër projekt të rëndësishëm me përmasa sociale për shtresat në nevojë. Një fushë futbolli për të verbërit është investimi më i fundit i institucionit qendror të futbollit shqiptar që krijon një strehe për të gjithë të pasionuarit e kësaj kategorie. Fusha e futbollit e ndërtuar në Vaqarr hapi dyert për  te gjitha skuadrat pjesëmarrëse te kampionatit te të verbërve, lojtaret e te cilave janë në mbi 100 vetë, ndërsa në inaugurim ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës, Armand Duka.

Kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafai falënderoi Federatën për këtë investim që do të kompletohet me mbulimin e fushës dhe ndërtimin e dhomave të zhveshjes.

Këtë projekt e vlerësoi edhe drejtori i zyrës së sporteve në ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj.

Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar rreth 20 mijë Euro në këtë projekt por edhe në mbështetjen e Kombëtares së të verbërve që do të marrë pjesë në Euopianin që do të zhvillohet në Rumani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat