Bushati në Amerikë, takime me administratën Trump për koalicionin anti-ISIS

Shqipëria

Bushati në Amerikë, takime me administratën Trump për koalicionin anti-ISIS

Më: 20 mars 2017 Në ora: 11:55
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Uashington D.C. në kuadër të takimit të Koalicionit anti-ISIS, i organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Mësohet se Ministri Bushati do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. 

Në fokus të vizitës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në vend dhe roli i SHBA-së në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat