Mesila Doda: Ka marifete që të heqin dëshirën e bashkëpunimit me këtë koalicion

Shqipëria

Mesila Doda: Ka marifete që të heqin dëshirën e bashkëpunimit me këtë koalicion

Më: 21 mars 2017 Në ora: 23:06
Deputetja e PDIU, Mesila Doda

Deputetja e PDIU, Mesila Doda tha se PDIU nuk ka asnjë vendim për koalicionin e ardhshëm. Ajo tha se çdo ditë ka nga një marifet të ulët dhe që praktikisht të heq çdo dëshirë që të vazhdosh dhe të kesh ndonjë bashkëpunim  me këtë lloj koalicioni. Doda tha gjithashtu se palët politike, kryesisht partitë e mëdha mbajnë peng sistemin zgjedhor. Ajo u shpreh se PDIU nuk do pranojë që në këto zgjedhje të hyjë pa numërues.

Situata e fundit politike tha Doda prek drejtpërdrejt çështjen çame.

"Situata është krejt e pazakontë dhe nuk kuptohet ende aksionet që kryejnë palët dhe ku do jetë pika e përbashkët tek e cila mund të konvergjojnë. PDIU i ka propozuar që prej dy javësh të gjitha forcave politike në pakt të madh kombëtar që duhet të ketë disa pika. Njëra prej tyre është reforma në drejtësi, integrimi i vendit dhe është ligji i zgjedhjeve, pra të kemi të bëjmë me një kod tjetër zgjedhor. Reforma zgjedhore është gërmë e parë tek e cila mund të nisë një histori tjetër politike. Sot ne kemi një ligj zgjedhor që është i bazuar mbi koalicionet dhe ka krijuar një ngërç me të gjitha partitë e tjera. Sot kemi rreth gjysmë milionë vota që prodhojnë zero deputet dhe këto vota shkojnë i vishen partisë më të madhe. Partia më e madhe nuk mban asnjë përgjegjësi për elektoratin e këtyre partive të vogla që e kanë votuar, i trajtojnë si satelitë, vagonë, lokomotiva, pra edhe shprehjet nuk janë dinjitoze", tha Mesila Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat