Berisha flet nga çadra: Edi Ramës nuk i falim as votën, as jetën

Shqipëria

Berisha flet nga çadra: Edi Ramës nuk i falim as votën, as jetën

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:00
?Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet dhe të largohet nga detyra për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Duke folur nga çadra e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sali Berisha tha se Edi Ramës nuk kanë ndërmend t’i dorëzojnë as votën dhe as jetën. Prandaj, ish-kryeminstri e ftoi Ramën që të reflektojë dhe të largohet nga posti.

“Do largohesh nga këto vajza dhe djem në mënyrën më të mjeruar po nuk u largove. Mos gabo, përpiqu dhe gjej minimumin e realizimit se do të të krejmë jo me lecka po ashtu sikundër nuk ta pret mendja. Edi Rama mësoje mirë, po të falëm votën të kemi falur jetën. S’të falim as votën as jetën. Ne jemi njerëz paqësorë. Ne e përjetuam njëherë diktaturën. Harroje se mund ta përjetojmë për së dyti atë. Ndaj dhe jep dorëheqjen, hapi rrugën qeverisë teknike”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat