E huaja fut në grackë burrin shqiptar: "Seks në Skype"...por më tej e zhvat!

Shqipëria

E huaja fut në grackë burrin shqiptar: "Seks në Skype"...por më tej e zhvat!

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në Skype

Raste të çuditshme por reale që ndonjëherë mund të mendohen të papreceptueshme prekin realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja. Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë  Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku.

"Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skype-it për t’u parë me kamera. Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër. Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet. Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar. Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon çdo qytetar  të tregohet më i vëmëndshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur  ftojnë të bëjnë skena intime online. /Burimi: Policia e Tiranës/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat