Dëno krimin, mbro jetën - Petro Luarasi: Ju rrëfej aksidentin e gruas sime

Shqipëria

Dëno krimin, mbro jetën - Petro Luarasi: Ju rrëfej aksidentin e gruas sime

Më: 24 mars 2017 Në ora: 22:29
Petro Luarasi

Një fatkeqësi familjarë ka shërbyer si ogur që Petro Luarasi të bëjë një apel të fortë për shoqërinë. Vetëm pak ditë më parë një 21 vjeçar ka aksidentuar bashkëshorten e tij ndërsa Petro apelon që të ketë më shumë përgjegjësi nga përdoruesit e rrugës pasi sipas tij vetëm duke dënuar krimin mund të mbrohet jeta.

Aksidentet tragjike me dëmtime të rënda apo me humbje jete nuk janë të pakta në akset e Shqipërisë. Më i fundit ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit pikërisht përballë Presidencës, ku një automjet ka goditur shtetasen Monika Luarasi e cila aktualisht ndodhet në reanimacion në spitaline Traumës. Petro Luarasi bashkëshorti i Monikës rrëfen momentet e aksidentit.

Petro Luarasi: Një makinë me një shpejtësi të llahtarshme e drejtuar nga një 21-vjeçar i cili nuk e kishte as makinën e tij ka aksidentuar nënën e dy fëmijëve e cila është në gjendje kome në Spitalin e Traumës.

Ai ka një apel për instancat shtetërore por edhe për vetë drejtuesit e mjeteve.

Petro Luarasi: Në këtë vend ku kemi institucionet më të rëndësishme, ku janë të përcaktuara rregullat e qarkullimit rrugor, ku nuk mund të tejkalohet shpejtësia ndodh një aksident i tillë me një shpejtësi të llahtarshme. Unë shpreh një apel për të gjitha instancat të cilat kanë mundësi që të bëjnë parandalimin dhe të dënojnë edhe ata që janë shkaktarë të këtyre tragjedive, që mund të jenë në përmasa shumë të mëdha.

Mosndëshkimi apo masat e vogla ndëshkimore ndaj fajtorëve në shumë raste kanë qene edhe një nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e këtyre rasteve të aksidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat