Rama: Legalizohen 435 shtëpi në Selenicë

Shqipëria

Rama: Legalizohen 435 shtëpi në Selenicë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 22:27
Kryeministri Edi Rama në Selenicë të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot shtëpinë e dy të moshuarve në Selenicë të Vlorës, për t’i dorëzuar vetë legalizimin e shtëpisë.

Duke postuar live videon nga vizita në familjen e Llambi Petrajt në Selenicë, Rama shkruan se, “sapo është mbyllur plotësisht procesi i legalizimit”.

Duke folur në tavolinën ku ishte ulur së bashku me të zotët e shtëpisë, Kryeministri u shpreh se, kjo ishte leja e fundit nga 435 shtëpi që janë legalizuar në këtë zonë.

Kreu i qeverisë krahasoi procesin e legalizimeve në kohën e qeverisë së shkuar dhe në qeverinë aktuale duke u shprehur se ndryshimi është rrënjësor.

“Po të ishin marrë punët me radhë, siç po i marrim në 25 vite më parë, sot do të kishim një Shqipëri tjetër. Rëndësi ka që po vihen disa baza. U vu një bazë tek energjia, nuk nuk vidhet më energji elektrike. Ku rrjeti i amortizuar po modernizohet. U vu një bazë tek pronat, me lifgjin e ri. U vu një bazë tek arsimi, falë teksteve të reja sepse ishte një problem shumë i madh. U vu një bazë tek arsimi professional, për krahun e punës. Por baza kryesore është reforma në drejtësi”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat