"Ku janë 10 mijë tonë kanabis të sekuestruara? I nis Balili me skaf çdo natë!"

Shqipëria

"Ku janë 10 mijë tonë kanabis të sekuestruara? I nis Balili me skaf çdo natë!"

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:14
Ish-Kryeministri Sali Berisha në takim ambasadorin Italian Alberto Cuttilo

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin Italian Alberto Cuttilo, ku në qendër të diskutimit ishte situate politike në vend.

Takimi është zbardhur nga vet ëish-Kryeministri Berisha, i cili përmes një statusi në Facebook sqaron se e ka informuar ambasadorin Italian lidhur me shqetësimin e opozitës për situatën në vend.

Sipas Berishës, vendi ndodhet sot në një situatë të rrezikshme, dhe shumë pranë destabilizimit. E gjitha kjo për ish-Kryeministrin vjen prej faktit se në vendin tonë nuk garantohet as kushtet më minimale të zgjedhjeve të lira, që sipas Berishës janë pasqyruar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet locale të 2015. 

“Iu përgjigja interesit të ambasadorit Cuttilo per situaten aktuale ne vend. Në këtë kuadër, theksova se sot vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, e cila mund ta çojë atë drejt desabilizimit.Theksova se një opozitë, kudo në botë, ka si mision kryesor: zgjedhjet. Lidhur me këtë, nënvizova se, cilidoqë dëshiron të vlerësojë objektivisht shkaqet themelore të protestës së opozitës, është i lutur t’i hedhë një sy raportit të OSBE/ODHIR të zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në këtë raport, me fakte të pakontestueshme, denoncohet ndërhyrja e fuqishme në rezultatin e zgjedhjeve, e drogës dhe parave të saj, krimit dhe presionit të tij, blerjes masive të votës, angazhimit të administratës shtetërore në procesin elektoral, kontrolli i mediave dhe pabarazia mes palëve në çdo aspekt. Sot, pas dy viteve, secili prej këtyre faktorëve, jo që nuk është zgjidhur apo përmirësuar, por është përkeqësuar, së paku 4-5 herë.” mësohet të jetë shprehur Berisha

Për ish-Kryeministrin, situate bëhet edhe më alarmante duke pasur parasysh rritjen e sasisë së kultivuar me kanabis sativa, si dhe paratë e pista që po qarkullon narkotrafiku. Sipas Berishës, këto para do të përdoren për të blerë zgjedhjet.

Në këtë kuadër, Berisha ka denoncuar përpara ambasadorit Cuttilo, mosarrestimin e Klemend Balilit, ku madje sipas tij, ai ende çdo natë nis skafe me drogë drejt vendeve fqinj.

“E njoha ambasadorin me faktin se në Peshkopi ne zgjedhjet vendore, pronarëve të parcelave u jepeshin listat e familjeve dhe farefisit të larguar vite më parë nga fshati, me detyrimin që ata të vinin nga Tirana, Durrësi apo kudo banonin, të vototnin për PS, në rast të kundërt, ata arrestoheshin se kishin mbjellë kanabis dhe plantacioni u shkatërrohej. Përveç të gjitha këtyre, statistikat zyrtare te Policisë së Shtetit, e cituar edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit, thotë se, Policia e Shtetit ka korrur këtë vit 2.5 milionë rrënjë kanabis, të cilat në peshë nën mesatare, përbëjnë 10 mijë ton kanabis.U shpreha se në Shqipëri, ka ligje shumë të rrepta për procedurën e shkatërrimit me prokuror dhe proces-verbal të drogës, dhe se nga 10 mijë tonë të korrur, nuk ekzistojnë dokumenta zyrtare as dhe vetëm për një ton të asgjësuar. Ato nuk ekzistojnë, sepse droga nuk është asgjësuar, por ka mbushur tunelet, depot e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore dhe, eksportohet çdo natë nga Policia dhe trafikantët në drejtim të Italisë, Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës. Sipas informacioneve, vetëm nga Vlora, nisen çdo natë 3-5 skafe të mëdha, kurse nga Bregu dhe Saranda, Balili nis çdo natë skafe dhe anije, kryesisht drejt Greqisë, dhe të mbyturit në det, në këtë trafik, janë me dhjetra por policia e fsheh këtë statistike.” shprehet Berisha

Në fund, Bersiha është ndalur edhe në lidhjen e krimit me qeverinë, ku thekson se dalja nga burgu e disa prej të dënuarve më të rrezikshëm, vjen prej influencës personale të Kryeministrit Edi Rama.

“E njoha ambasadorin Cuttilo me faktin se sot, pas dy vitesh nga zgjedhjet lokale, pushteti i bandave dhe krimit, është pesëfishuar. Rama nxori nga burgu Lul Berishën, “Hakmarrjen përDrejtësi”, po riorganizon bandën e Aldo Bares, Shullazi është më i fuqishëm në burg, sot, se asnjëherë më parë. Ndaj ne vleresimin tim qeveria teknike duhet për të prerë me urgjencë lidhjet e këtyre bandave me pushtetin dhe për t’i vendosur ata prapa hekurave.” tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat