“A e mori Rama “Legjionin e Nderit” nga kompania franceze që po ndërton TAP-in në Shqipëri”

Shqipëria

“A e mori Rama “Legjionin e Nderit” nga kompania franceze që po ndërton TAP-in në Shqipëri”

Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:38
Edi Rama duke marr “Legjionin e Nderit”

Fatbardh Kadilli, Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, ngre hije dyshimi mbi dekoratën e marrë ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.

Kadilli ngre hije dyshimi se mbas marrjes së medalje “Legjioni i Nderit’ për Edi Ramën fshihet kompania franceze, e ndërtimit “Spiecapag”, të cilës i është besuar ndërtimi i TAP në Shqipëri.

Fatbardh Kadilli:

Kryeministri i Frances, duket se nuk e ka fshehur dot motivin e vertete te dekorimit te KM shqiptar. Merita qe i njihet eshte kontributi qe vjet nje kompanie franceze iu besua realizimi i TAP-it. Kjo qenka me sa duket arsyeja.

Ato “pocat” me zyre bashkepunimi te rinjsh ne Ballkan jane ornament tipik oriental qe e majta franceze duket se i ka bere te vetat, por qe ne në keto ane jemi deri ne fyt. Ne Ballkan Rama ka bere vetem rremuje. Sherr te kot pasionesh me greket, retorike nacionaliste por marreveshje internacionaliste me serbet. Protagonizem katundaresk me marreveshjen e partive shqiptare ne Maqedoni, etj.

Per ata qe nuk e kane degjuar/ lexuar me kujdes, ja dhe deklarimi i KM te Fances.

Bernard Cazeneueve: Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline, këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze. Por edhe Franca ju është mirënjohëse për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat