Kryemadhi i 'ulëret' Vasilit: Thuaji ta vendosin nenin se nuk ke garanci me këta

Shqipëria

Kryemadhi i 'ulëret' Vasilit: Thuaji ta vendosin nenin se nuk ke garanci me këta

Më: 30 mars 2017 Në ora: 17:17
Monika Kryemadhi

Maxhoranca e majtë konfirmoi sot në Kuvend votat e domosdoshme për miratimin e 7 projektligjeve me shumicë të cilësuar, pjesë e paketës prej 27 ligjesh, që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan të 7 aktet ligjore. LSI i ka bashkuar votat me PS­në për këto akte ligjore, por duket se mes dy forcave kryesore të maxhorancës ka shumë mosbesim.

Kjo gjë është shfaqur edhe gjatë kalimit të pr/ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

Ndërsa është hedhur për votim Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka shfaqur rezerva pasi sipas tij, “një nen është i paplotë”, raportoi gazetarja Marsela Karapanço për Balkanweb.

Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste Vasilika Hysi e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësinë.

“Dakord, atëherë, merret e mirëqenë”, tha ai. Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSI­së Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve. “Thuaji ta vendosin, se nuk ka garanci me këta. Nuk ke garanci nga këta”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat