Policia me dorë të hekurt ndaj shoferëve, nuk do e besoni sa gjoba janë vënë në 24 orës

Shqipëria

Policia me dorë të hekurt ndaj shoferëve, nuk do e besoni sa gjoba janë vënë në 24 orës

Më: 31 mars 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.  

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, Policia thotë se në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1553 raste, nga këto:

230 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit

224 për përdorimin e celularit

218 për parakalim të gabuar

38 për shpejtësi tej normave të lejuara

37 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi.

Nga këto:

2 për përdorim alkooli

18 për shpejtësi tej normave të lejuara

5 për mosrespektim semafori

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh nga këta:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

6  për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

“Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore, minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.”, thuhet në njoftimin shpërndarë për mediat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat