Vettingu, përfundon vlerësimi i kandidatëve, nga 109 emra kalojnë provën 84

Shqipëria

Vettingu, përfundon vlerësimi i kandidatëve, nga 109 emra kalojnë provën 84

Më: 31 mars 2017 Në ora: 12:05
Genoveva Ruiz Calavera

Ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së përfunduan punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 kandidatë aplikantë, për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.  “Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale”, thuhet në delaratën për mediat. Megjithatë bëhet e ditur se do të pranohen dosjet e dokumenteve të cilat janë dorëzuar në postë para datës 27 mars. “Këto dokumente do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së”, thuhet në deklaratë. Po ashtu dosjet e plotadhe procesverbali I është dorëzuar Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit të ONM-së. Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit është kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe me telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat