Presidentja e Zvicrës-Ramës: Droga ne Shqipëri problem shqetësues

Shqipëria

Presidentja e Zvicrës-Ramës: Droga ne Shqipëri problem shqetësues

Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:41
Doris Leuthard dhe Edi Rama

Bernë, 31 mars  -Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me ç‘rast u nënshkruan disa marrëveshje.

Presidentja e Zvicrës, Leuthard: Me Ramën folëm edhe për korrupsionin dhe drogën në Shqiperi

Gjatë qëndrimit në Bernë, në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni, zhvilluan një sërë takimesh, duke filluar nga Presidentja Leuthard, njëherësh ministre e Departamenti Federal të Mjedisit, Transportit, energjisë dhe komunikimit si dhe me personalitete të tjera nga qeveria zvicerane.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër, pas 25 vitesh, kjo është hera e parë që kur një kryeministër shqiptar ndodhet për vizitë në Zvicër, nesekujtojme  vbiziten e pare Aleknsadner Meksi ne vitin 1994. Prandaj edhe presidentja e Konfederates helvetike znj.Doris Luthard gjate konferencës se shtypit me gazetare qëndrimin e kryeministrit shqiptare sot ne Zvicer e ka konsideruar si një  “një vizitë historike”.

Pas takimeve këtyre takimeve te delegacionit shqiptar  dhe zviceran në Bernë, kryeministri Rama dhe presidentja Doris Luthard  per gazetaret kane mbajtur nje konfererence te perbashket shtypi ku u beje fjalë dhe për krimin e  organizuar, korrupsionin dhe trafikun e drogës .

Ne ketë konferencë shtypi e para e shteti zviceran znj .Doris Leuthard ka shpjeguar para gazetareve botëror se me z.Rama kemi folur edhe për korrupsionin,  çështjen e drogës ne Shqiperi, një problem tjetër shqetësues

“Mund t’ju them se me zotin Rama sot këtu kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafikun e drogës në Shqipëri. Kam pasur përshtypjen se qeveria shqiptare është marrë me problemin e korrupsionit shumë seriozisht dhe dëshiron për të zvogëluar atë.. ” ka thënë znj. presidenti i Konfederatës Zvicerane Leuthard  para gazetarëve.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në reformën gjyqësore, i cili gjithashtu synon të përmirësojë klimën e investimeve në Shqipëri, bashkëpunimin në migrimit, bashkëpunimit policor dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Rama falënderoi Zvicrën për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar ndaj emigrantëve shqiptarë, numri i të cilëve është rreth 250 mijë.

“Për Shqipërinë, Zvicra aktualisht është ndër vendet më të mëdha donatore bilaterale”, tha Rama. Gjatë takimit që u mbajt sot u nënshkruan edhe dy marrëveshje me një shumë prej 10 milionë franga për projekte në fushën e formimit profesional dhe decentralizimit.

Delegacioni zviceran shprehu shqetësim rreth tensioneve dhe krizave në rajon. Presidentja zvicerane Leuthard vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe theksoi se sa e rëndësishme ishte për sytë e Zvicrës që Tirana vazhdon të veprojë si ndërmjetës, duke ju referuar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka, ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat