Berisha: Vdekja e 17 vjeçarit në burgun e Shën Kollit ishte krim shtetëror, Prokuroria ta hetojë

Shqipëria

Berisha: Vdekja e 17 vjeçarit në burgun e Shën Kollit ishte krim shtetëror, Prokuroria ta hetojë

Më: 3 prill 2017 Në ora: 18:01
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha e cilëson si vrasje dhe krim shtetëror humbjen e jetës së 17 vjeçarit Albi Ruka, i cili u gjend i pajetë para dy ditësh në burgun e Shën Kollit.

Berisha shkruan në rrjetin social se kemi të bëjmë me një vrasje brenda burgut dhe jo një vetëvrasje siç shprehet versioni zyrtar i publikuar nga policia. 

“Një krim tjetër i shëmtuar shtetëror në qelitë e burgut!

Të dashur miq, vrasja tjetër e radhës shtetëtore duket se është 17-vjecari Albi Luka, për të cilin njoftimi zyrtar mashtroi duke paraqitur si vetëvrasje nga pirja e gazit. Një seri burimesh brenda dhe jashtë burgut besojnë se i riu Luka nuk është vetëvrarë, por është vrarë brenda në burg.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Albi Lukës, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë urgjent hetimin për këtë krim të shëmtuar dhe të vendosë para ligjit autorët e tij! sb”, shkruan Berisha.

Albi Ruka ishte i akuzuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe ndodhej në ambientet e paraburgimit. Prindërit e të riut gjithashtu janë shprehur të bindur se i biri nuk ka kryer vetëvrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat