Sulmi me armë kimike në Siri, MPJ: Dënojmë me forcë aktin, OKB të gjejë fajtorët

Shqipëria

Sulmi me armë kimike në Siri, MPJ: Dënojmë me forcë aktin, OKB të gjejë fajtorët

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:39
Një fëmijë sirian duke marrë trajtim mjekësor pas sulmit të dyshuar kimik në Khan Sheikhoun

Ministria e Jashtme Shqiptare përmes një deklarate për shtyp dënon me forcë sulmet me armë kimike të ndodhura në Siri, në qytetin e Khan Sheikhun, ku gjetën vdekjen jo vetëm gra e burra por edhe fëmijë të mitur.

Në paqartësinë e situatës, ku palët akuzojnë njëra tjerën për hedhjen e bombave kimike, Ministria e Jashtme Shqiptare ka mbështetur përpjekjet për një hetin ndërkombëtar të menjëhershëm, në mënyrë që autorët e kësaj masakre të dalin përpara përgjegjësisë. 

“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CËC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri.

 MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë.”- shkruhet në njoftimin e MPJ-së.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Focat rebele i vënë faj regjimit të Assad për hedhjen e bombave kimike duke thënë se ato u lëshuan nga avionë ushtarakë. Nga ana tjetër Assad mohon përfshirjen në këtë tragjedi.  Vetë Rusia pretendon se helmimi i dhjetëra vetëve në qytetin sirian të Khan Sheikhounit ishte pasojë e rrjedhjeve nga një depo armësh kimike të vet rebelëve. Franca ka kërkuar një mbledhje urgjente të OKB-së për të zgjidhur situatën e për të gjetur shkaktarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat