Edi Rama: Si ishte “Loro Boriçi" në 2013 dhe sot

Shqipëria

Edi Rama: Si ishte “Loro Boriçi" në 2013 dhe sot

Më: 6 prill 2017 Në ora: 09:36
Pamjet e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”

Kreu i ekzekutivit Edi Rama zgjodhi që sot në ditën ndërkombëtare të sportit të urojë me pamjet e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”.

Rama shkruan se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria që nga 2013, edhe pse ka ende shumë për t'u bërë.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër më 2013 dhe këtë mëngjes.

Sot, në ditën ndërkombëtare të sportit mund të themi me krenari se brenda tre vjetëve e gjysëm investuam për sportin 30 milionë USD - më shumë se në 25 vitet e fundit të marra së bashku. Por kjo nuk mjafton, pasi Shqipëria që duam ka nevojë për akoma më shumë dhe më shumë do të bëjmë së bashku”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat