Krizë në koalicion? Në Kuvend mungojnë LSI-ja dhe PDIU-ja

Shqipëria

Krizë në koalicion? Në Kuvend mungojnë LSI-ja dhe PDIU-ja

Më: 6 prill 2017 Në ora: 13:29
Kuvendi i Shqipërisë

Ka nisur sot në orën 11:45 seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku vihet re mungesa e kreut të LSI-së Ilir Meta dhe deputetëve të kësaj partie.

Ndërkohë bie në sy gjithashtu edhe mungesa e Shpëtim Idrizit dhe deputetëve të PDIU-së, aleati tjetër në qeverisje i kryeministrit Edi Rama.

Opozita e vetme në Kuvend sot janë dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi si edhe deputeti i përjashtuar nga PD, Mhill Fufi.

Nuk dihet nëse përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së kanë një axhendë të zënë për zgjidhjen e krizës politike, apo ky është një sinjal se mazhoranca është e përçarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat