Sulmi i SHBA-ve në Siri, ja qëndrimi i Shqipërisë

Shqipëria

Sulmi i SHBA-ve në Siri, ja qëndrimi i Shqipërisë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 11:07
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Edhe Shqipëria i është bashkuar vendeve që kanë dalë në mbështetje të sulmit të Shteteve të Bashkuara në një bazë ajrore në Siri.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se “Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e Administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it”.

Në një fjalim televiziv, presidenti Donald Trump  u bëri thirrje të gjithë “kombeve të civilizuara” që të ndihmojnë t’i jepet fund konfliktit në Siri.

“Sonte i bëj thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të na bashkohen neve, për të kërkuar t'i japim fund kësaj masakre e gjakderdhjeje në Siri dhe për t'i dhënë fund terrorizmit të të gjitha llojeve”, u shpreh Trump, menjëherë pas nisjes së ofensivës ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat