Rama për PD-në: Është mbyllur në çadër se ka frikë nga drejtësia

Shqipëria

Rama për PD-në: Është mbyllur në çadër se ka frikë nga drejtësia

Më: 7 prill 2017 Në ora: 11:57
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare se “janë mbyllur në çadër se kanë frikë nga drejtësia.”

“Kanë ngulur çadrën aty njësoj sikur kanë ngulur godinat në Gjanicë. Gjetën shesh, bënë përshesh…Vënë çadrën në mes të bulevardit dhe thonë tokë e zënë, o siç themi ne, o s’ka zgjedhje, o si themi ne o s’ka liri, s’ka demokraci dhe s’ka asgjë. Se ne jemi liria, ne jemi demokracia.”

Rama tha se “ata janë ca të mjerë që janë për të ardhur keq. Janë për të ardhur keq, por janë për të qenë të gjithë të revoltuar, edhe socialistët, edhe demokratët. Njerëzit e ndershëm që shkojnë nëpër gjyqe dhe lënë qimet e kokës, për të mos thënë të gjitha qimet e kokës tek gjykatësi dhe prokurorët që këta duan t’i mbajnë që të shpëtojnë veten e tyre nga drejtësia. Janë mbyllur në çadër se kanë frikë nga drejtësia, nuk duan zgjedhje sepse e dinë shume mirë çfarë do të thotë populli për punën tonë dhe çfarë mbështetjeje do të japë populli për partinë tonë.”

Rama foli gjatë fjalës së mbajtur gjatë shpërndarjes së legalizimeve për banorët e Çakranit në Fier.

“Është hera e parë që unë flas për partinë në një takim të tillë. Dua t’ju them të gjithë demokratëve se ju na keni ne… E votuat e votuat tërë jetën Saliun dhe ai ju la dy gishtat në gojë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat