Rama "kapet" me Voltana Ademin, e ngatërron me Topallin dhe ngulmon tek Ura e Bunës

Shqipëria

Rama "kapet" me Voltana Ademin, e ngatërron me Topallin dhe ngulmon tek Ura e Bunës

Më: 8 prill 2017 Në ora: 12:52
Kryeministri Edi Rama me kryebashkiaken Voltana Ademi

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë Shkodrën dhe përpara mbërritjes në qytet ka postuar një foto dhe një sms thumbues për kryebashkiaken Voltana Ademi, në lidhje me gjëndjen e mjetuar të Urës së Bunës.

Pavarësisht se kundërpërgjigja ka ardhur nga ana e demokrates, e cila ka nxjerrë zbuluar kryeministrin, Rama nuk është mjaftuar në ironizimin e kryebashkiakes. Në fjalën e tij përpara të rinjve socialistë të Shkodrës kryeministri  ka ngatërruar Ademin me Jozefina Topallin dhe në fund të fjalimit i është rikthyer çështjes së Urës së Bunës. 

“Ata të çadrës kanë një problem, seç kanë me themel. I hanë themelet. Shkodra drejtohet nga PD, dhe Bajram Curri po ashtu. Kryebashkiaku i Tropjës është demokrat dhe sdo të më shoh me sy, por kur shkoj e takoj. Thotë kjo këtu, Jozefina, kjo Voltana: ‘Ca na duhen ne sheshet, ne s’kemi e ongër’. Moj zonjë, moj zonjë, shko e shiko Tamarën. Kanë më bukë sot apo më pak. Këtyre sikur u han bukën kur i pastron. pastërtia sipas këtyre është shoë, fasadë… Ura e Bunës. Nuk kena lekë thonë. Por nuk ka nevojë për lekë por për dashuri për Shkodrën. O rregullo urën e Bunës, ose do ta rregullojmë ne ndërtim pa leje.”, tha Rama.

Disa minuta më parë, teksa kryeministri po fliste përpara socialistëve, Voltana Ademi postoi një document ku tregonte se Ura e Bunës është në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe se pavarësisht kërkesave për rinovimin e saj nga ana e Bashkisë Shkodër, ende nuk është bërë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat