Përplasja me armë në Elbasan, motivi dyshohet një…

Shqipëria

Përplasja me armë në Elbasan, motivi dyshohet një…

Më: 8 prill 2017 Në ora: 18:31
Ilustrim

Policia ka arrestuar në flagrancë 4 të plagosurit e përplasjes me armë në Elbasan. 

Sipas bluve të këtij qyteti, sherri mes tyre nisi në parkimin e restorantit.

Urdher-arresti i është komunikuar Hajdar Çopës, si dhe 3 pjestarëve të fisit Gjini, Alfredit, Klevisit dhe Emiljanos. Në kërkim është shpallur 25 – vjeçari Franc Gregori.

Të ndaluarit janë marrë në pyetje dhe kanë konfirmuar se nuk kanë patur konflikte me njëri-tjetrin dhe se gjithçka ka nisur pas një zënke banale në restorantit ku po drekonin.

Por policia është duke verifikuar edhe pista të tjera. Sipas informacioneve të marra në rrugë operative, Hajdar Çopja, si dhe vëllezërit Alfred dhe Klevis Gjini kanë jetuar në Angli.

Mes tyre ka patur konflikte për shkak të një borxhi të pakthyer në shtetin anglez, i cili është importuar në Shqipëri dhe u mund të jetë bërë shkak ngjarjen e të premtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat