Ekzekutimi i ish-zyrtarit të lartë/Artan Hoxha: Çfarë di unë për këtë vrasje

Shqipëria

Ekzekutimi i ish-zyrtarit të lartë/Artan Hoxha: Çfarë di unë për këtë vrasje

Më: 9 prill 2017 Në ora: 00:34
Artan Hoxha

Pas ekzekutimit në rrugën e kosovarëve në Tiranë të ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për News 24 dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Ai ka treguar se çfarë di në lidhje me ish-kryepolicin Artan Cuku dhe vrasësit e tij.

Sipas Hoxhës Cuku është nga vrasës me pagesë, pasi mënyra që kanë vepruar autorët është perfekte dhe e sprovuar.

“Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thotë se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij.

Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të pare, por është i sprovuar.

Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura”, tha Artan Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat