Zbulohen SMS-të e fundit të ish-drejtorit të policisë: Partitë k*rva janë…

Shqipëria

Zbulohen SMS-të e fundit të ish-drejtorit të policisë: Partitë k*rva janë…

Më: 9 prill 2017 Në ora: 13:56
Artan Cuku

Zbulohen mesazhet konfidenciale të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, të ekzekutuar mbrëmë me 5 plumba.

Media publikon mesazhet dhe raporton se Cuku i ka shkruar kolegut të tij, i cili ishte pushuar nga puna për ta pyetur se ç’ishte bërë me të më pas.

“28 ditë qendrova, u zura me Komitetin Qendror”, i shkruan ish-zyrtari i lartë i policisë duke nënkuptuar se ishte konfliktuar me eprorët e tij.

Cuku, i cili dikur kishte qenë në të njëtat pozita, (në vitin 2015 është pushuar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të asokohe, Artan Didit me motivacionin “për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një vend tjetër”) e ngushëllon duke i thënë se “kështu e ka puna e policisë” dhe se i rëndësishëm është shëndeti i fëmijëve.

Image
SMS-të e fundit të ish-drejtorit të policisë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat