Vrasja e ish-policit Artan Cuku, dëshmitarët biseduan me dy vrasësit e dyshuar: Ja çfarë na thanë

Shqipëria

Vrasja e ish-policit Artan Cuku, dëshmitarët biseduan me dy vrasësit e dyshuar: Ja çfarë na thanë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 11:22
Ish-drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku

Përveç kamerave të sigurisë, Policia e Tiranës ka administruar edhe dy dëshmi të rëndësishme për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku. Dy dëshmitë takohen në një pikë të përbashkët, se të dyshuarit kishin theks verior.

Njërin prej tyre është administratorin i pallatit ku banonte Cuku. Ai i tha grupit hetimor se kishte parë një djalë që rrinte tek shkallët e pallatit me kokën ulur dhe shkruante në telefon.

“E pashë që ishte ulur aty dhe qëndronte gjatë gjithë kohës me kokë poshtë dhe shkruante mesazhe në celular. Më bëri përshtypje se nuk e kisha të fiksuar si fytyrë në pallat, ndaj edhe e pyeta nëse po priste njeri apo kishte ndonjë problem. Më ktheu përgjigje, por pa e ngritur kokën që të më shihte apo ta shihja. Më tha që po priste dikë t’i sillte një çelës për të parë një shtëpi me qira”, ka thënë administratori i pallatit.

Ndërsa banorë të po këtij pallati deklaruan se kishin parë një person të dytë, një djalë që po qëndronte dhe po priste jashtë.

Media raporton se njëri prej tyre mundi të bisedonte me të. E pyeti nëse mund ta ndihmonte me ndonjë gjë, por ai i është përgjigjur se po priste disa të afërm. Edhe autori i dytë po ashtu mbante kapele. Sipas deklarimeve që kanë dhënë dëshmitarët, të dy atentatorët kishin trup të imët, rreth 170 cm të gjatë dhe ishin djem të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat