Presidenti Topi ngushëllon familjarët e aktorit të mirënjohur Bep Shiroka

Shqipëria

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e aktorit të mirënjohur Bep Shiroka

Më: 2 korrik 2010 Në ora: 14:00

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të shquar shkodran, Bep Shiroka, i cili ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 76-vjeçare.

“Të dashur familjarë të Bep Shirokës,

Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizëm skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë.

Edhe një herë në këto momente të vështira ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore, dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat