Mësuesja masakron kryeministrin në Facebook: Kam 2 vjet pa punë! Rama më jep numrin

Shqipëria

Mësuesja masakron kryeministrin në Facebook: Kam 2 vjet pa punë! Rama më jep numrin

Më: 11 prill 2017 Në ora: 17:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku tregon se janë hapur plot 38,519 vende të lira pune që ofrohen sot vetëm prej Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Por në statusin e tij në “Facebook”, ku Rama tregon për vendet e lira të punës nuk kanë munguar komente dhe reagimet nga ana e qytetarëve. Një ndër komente që bie në sy është i një mësuesje e cila i shkruan se realiteti është diçka tjetër.

Mësuesja i thotë kryeministrit se është renditur mes 5 më të mirëve në bazë të pikëve në portal dhe prej dy vitesh nuk ka gjetur ende punë. Kreu i qeverisë është përgjigjur vetë për rastin e saj, duke i thënë se do ta verifikonte dhe po të ishte kështu do ta fuste në punë.

Komentuesja 1: Pune? Punova 12 vjet ne arsim. Per arsye familjare u transferova ne qytet tjeter. E arsimuar ne maksimum. E renditur ne 5 me te miret ne baze te pikeve ne portal.

Dhe DAR me la ne rruge prej dy vitesh. Me vjen keq qe ministria e arsimit nuk I ben realitet ato qe gjoja I quan reforma! Z.#EDI ky eshte realiteti!

Edi Rama: A… me jep numrin e telefonit dhe te jesh e sigurte qe do ta verifikoj, por nese del si them une do kerkosh ndjese ketu ti, ne te kundert ti do hysh ne pune dhe une do kerkoj ndjese!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat